Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira do të karakterizojnë kushtet e motit në Shqipëri, më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat veri-verilindore duke sjellë shira të përkohshëm. Pritet që orët e pasdites të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike duke bërë që gjithë vendi të jetë i kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 gradë celcius në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C deri në 34°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë./abcnews.al

