Bugatti ka krijuar dhe ka shitur makinën më të shtrenjtë në histori për gati 18 milionë euro. “La Voiture Noire”, që do të thotë “Makina e Zezë”, u ndërtua për të festuar 110 vjetorin e krijimit të firmës, dhe emri nderon rrënjët franceze.
“Bugatti” u themelua si kompani franceze në vitin 1909 nga dizenjuesi italian Ettore Bugatti, në qytetin Molsheim të Alsasës, Francë, por që në atë kohë i përkiste Gjermanisë.
Përveç kësaj, ky model shërben për të përkujtuar Type 57 Atlantic Coupe, në vitet 1930, të dizenjuara nga djali i Ettore Bugatti-t, Zhani, të cilën ai e quajti “La Voiture Noire”.