Silvio Berlusconi vazhdon të jetë i shtruar në spital për të katërtën ditë radhazi në spitalin Raffaele të Milanos.
Sipas deklaratës së ministrit të Jashtëm italian dhe koordinatorit të parties, “Forza Italia”, Antonio Tajani, “ka kaluar një natë të qetë, vazhdon të marrë trajtim me antibiotikë dhe ai vetë tha se ndihet mirë”.
Në krah të politikanit italian, i cili po lufton kundër leucemisë, por edhe një infeksioni në mushkëri, vazhdon të jetë partnerja e tij Marta Fascina.
Për momentin, sot nuk pritet të dalë asnjë njoftim mjekësor.
/abcnews.al