Koreja e Veriut ka njoftuar se ka kryer një test të ri të një droni nëndetës bërthamor në përgjigje të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake nga Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara., sipas Reuters.
Testimi i këtij “sistemi strategjik të armëve nënujore” u zhvillua nga 4 deri më 7 prill, tha agjencia zyrtare e lajmeve KCNA.
Anija e tipit Haeil-2 përshkoi “distanca të simuluara nënujore prej 1000 kilometrash”: kjo pajisje do të ishte e aftë të “prodhonte një cunami radioaktiv në shkallë të gjerë”.
Koreja e Veriut njoftoi më 23 mars një test të parë të kësaj pajisjeje të paprecedentë, e cila mund të “prodhojë një cunami radioaktiv në shkallë të gjerë”. Arma “shpërtheu me saktësi nën ujë”, shtoi KCNA, duke deklaruar se testi demonstron besueshmërinë e sistemit të armëve strategjike të nëndetëseve dhe aftësinë e tij të goditjes vdekjeprurëse.
Seuli dhe Uashingtoni kryen manovra të përbashkëta ajrore më 5 prill duke përdorur të paktën një bombardues amerikan B-52H të aftë për të mbajtur armë bërthamore, sipas ushtrisë së Koresë së Jugut.
Peniani beson se këto ushtrime janë dëshmi e pushtimit të territorit të saj dhe shumëfishon tezën e armatimeve të saj.
/abcnews.al