Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka debatuar me analistin Ilir Kulla në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News, në lidhje me premtimin e bërë prej tij, për transportin publik falas.
Këlliçi u shpreh se transporti publik falas do të realizohet nga taksat e qytetarëve të Tiranës, ndërsa Kulla e kundërshtoi duke thënë se ky është një premtim elektoral, që do të harrohet pas përfundimit të zgjedhjeve.
Pjesë nga debati:
Ilir Kulla: Mua më pengon ajo fjala falas dhe ky lloj premtimi elektoral.
Belind Këlliçi: Pa pagesë.
Ilir Kulla: Më duket si të gjithë premtimet elektorale që kur mbarojnë zgjedhjet, harrohen.
Belind Këlliçi: Nga taksat e qytetarëve do vijë, po të them që nuk harrohet, është premtim publik, ja ku jam./abcnews.al