Shqetësohet Spalleti, pas Osimhen, Napoli humb një tjetër “bomber”

schedule22:45 - 7 Prill, 2023

schedule 22:45 - 7 Prill, 2023

Napoli iu afrua akoma dhe më shumë titullit kampion, ku ditën e sotme triumfoi me rezultatin e ngushtë 1 me 2 në transfertën e Leçe. Mirëpo, jo gjithçka shkoi mirë për teknikun Spalletti, i cili pas mungesës së Osimhen, duhet të vuajë dhe mungesën e “bomberit” argjentinas, Giovanni Simeone.

Simeone u aktivizua si zëvendësues në pjesën e dytë të takimit, por u largua pas pak minutash si pasojë e një problemi muskulor pas një përplasje në fushë.

“Duhet ta vlerësojmë mirë, pasi kishte një problem. Aty për aty dukej si një problem muskulor, pastaj edhe gjuri, diçka sipër gjurit. Ka ndjerë dhimbje në muskul ndaj të shohim”,- u shpreh tepër i shqetësuar tekniku Spalleti.

Tekniku italian foli gjithashtu dhe për mungesën e Osihmen, e cila shihet si shumë kritike si në ndeshjet e kampionatit, por sidomos në sfidën e parë të çerek-finales ndaj Milan, në UEFA Champions League.

“Ai do të dëshironte që të luante në të gjithë ndeshjet, edhe me makinë është gati të hyjë në fushë. Por ka situata që duhen vlerësuar mirë. Sipas meje, mjekët kanë marrë vendimin e duhur pasi rrezikonte të dëmtohej dhe ta humbnim për të gjithë kampionatin. Ne kemi besim se mund ta rikuperojmë”,- u shpreh Spalleti në fjalën e tij, duke mos mohuar prezencën e “bomberit” afrikan në çerek-finalen ndaj Milan. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!