Rusia bën thirrje për bisedime shumëpalëshe për të zgjidhur konfliktin Izrael-Palestinë

schedule21:16 - 7 Prill, 2023

schedule 21:16 - 7 Prill, 2023

Moska është në favor të rifillimit të negociatave shumëpalëshe për të gjetur një zgjidhje për konfliktin izraelito-palestinez, i cili do të përfshijë Kuartetin për Lindjen e Mesme dhe Ligën Arabe.

Kështu u shpreh këtë të premte ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov në një konferencë për shtyp pas bisedimeve me homologun e tij turk Mevlut Cavusoglu, shkruan Tass.

“Ne prej kohësh mbrojmë rifillimin e procesit shumëpalësh për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez, pasi ekziston një ndërmjetës kolektiv i njohur botërisht, i cili është Katërshja që përbëhet nga Rusia, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara,” tha ai. 

“Pikërisht në këtë kuadër, me përfshirjen e detyrueshme të Ligës Arabe, ne mundemi, në praktikë dhe me shpresë për një lloj rezultati, të kërkojmë marrëveshje që duhet të bazohen në parimet e zgjidhjes me dy shtete, si ato janë të formuluara në dokumente”, shtoi kryediplomati rus.

Lavrov theksoi se Katërshja nuk është mbledhur prej disa kohësh dhe se takimet e saj janë duke u bllokuar nga Shtetet e Bashkuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!