Sot data shënon 7 prill, dhe bëhen plot 84 vite nga 7 prilli i vitit 1939, dita kur Shqipëria u pushtua nga Italia.
Për familjen Ulqinaku 7 prilli kujtohet ne disa dimensione. Mbesa e tij e madhe, Ilda Ulqinaku tha për ABC News se data 7 prill për familjen Ulqinaku nuk kujtohet vetëm me krenari se janë pasardhës të heroit të popullit por edhe në një farë mënyre të hidhëruar pasi me këtë datë 84 vite me pare u vra gjyshi i saj.
“Ne e kemi përjetuar çdo 7 prill këtë ngjarje. Si fillim e kemi përjetuar si familjarë që na ka ikur gjyshi jonë, dhe çdo 7 prill është treguar historia siç e ka përjetuar babi i vogël atëherë por me kujtimet e nënës nga pas. Është për ne një ditë e bukur por edhe e trishtuar sepse familjarisht kemi humbur gjyshin.
Ajo atmosfera e ankthit e stresit e asaj çfarë do të sjellë e nesermja ishte shumë e madhe. Babai duke qenë dhe më i madhi e ka përjetuar më shumë, sidomos momentin kur gjyshi ka ikur në mëngjes nga shtëpia dhe ka lënë nënën që qante për atë ka qenë një gjë shumë domethënëse që e kujto çdo 7 frikë. E imagjinon 7 prill 1939 dita që u pushtua Shqipëria nga fashizmi dhe të ngelesh pa babanë. Pati një ditë zbehje saqë vija pasi vija me shumë emocion këtu te busti, çdo vit fillimisht me babin me xhaxhallarët dhe hallën kemi ardhur këtu. Kaq vjeçe sa jam këtu kam ardhur çdo vit këtu. 7 prilli nuk është harruar kurrë. Ai doli nga shtëpia la familjen dhe erdhi këtu dhe u vra për atdheun,” ka thënë ajo./abcnews.al