Një raport në Francë thotë se Milan ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Zlatan Ibrahimovic në verë.
Nëse ky zhvillim konfirmohet, Ibra do të gjendet në moshën 41-vjeçare para një dileme të madhe nëse do të kërkojë një ekip tjetër apo do t’i jap fund karrierës së tij të madhe.
Kështu, Ibrahimovic do të largohet për herë të dytë nga Milani, pas atij në vitin 2012, pasi ka arritur të shënojë 37 gola në 80 paraqitje dhe sigurisht të festojë kampionatin e vitit 2022, të cilin e kishte premtuar me rikthimin në skuadrën italiane në janar të 2020-ës. /G.D abcnews.al/
Burimi: Sport FM