Simptomat mund të variojnë nga të lehta në të rënda dhe mund të përfshij të përziera, të vjella, diarre, dhimbje barku dhe ethe.
Disa njerëz janë në rrezik të shtuar për t’u helmuar nga ushqimi, si fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar.
Njerëzit në rrezik- Siç raportohet nga CDC (Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve), njerëzit më të rrezikuar janë të rriturit mbi 65 vjeç, fëmijët nën moshën 5 vjeç dhe gratë shtatzëna. Ata që përdorin barna për të trajtuar sëmundjet e mëlçisë ose veshkave, diabetin, HIV/AIDS ose kancerin janë gjithashtu në rrezik.
Simptomat- Simptomat e helmimit me ushqim shpesh përfshijnë diarre, të vjella, dhimbje stomaku ose nauze. Në mënyrë të veçantë, simptoma e parë e sugjeruar nga CDC që mund të tregojë praninë e helmimit nga ushqimi është diarreja e shoqëruar nga një temperaturë më e madhe se 38.8 gradë Celsius.
Në mungesë të temperaturës, nëse diarreja zgjat më shumë se tre ditë pa u përmirësuar, mund të jetë shenjë e helmimit nga ushqimi. Ndër simptomat e helmimit të rëndë të raportuar nga CDC janë të vjellat, duke rezultuar në pamundësi për të mbajtur lëngje.
Të vjellat mund të çojnë në dehidrim, helmimi nga ushqimi shoqërohet edhe me simptoma të tilla si goja dhe fyti i thatë. Një tjetër simptomë që mund të rezultojë nga dehidratimi është ndjenja e trullosjes kur ngriheni në këmbë.