Marcelo Bielsa do të drejtojë skuadrën e tij të tretë në Amerikën e Jugut pasi ka kaluar nga Argjentina dhe Kili.
Siç raporton gazetari argjentinas Cesar Luis Merlo, Marcelo Bielsa do të bëhet trajneri i ri i skuadrës uruguaiane për kualifikueset për Botërorin 2026 në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Gazetari konfirmoi se marrëveshja mes dy palëve është e plotë dhe pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim. Argjentinasi do të nënshkruajë një kontratë deri në fund të kualifikimeve të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026 me mundësinë për të zgjatur marrëdhënien e tyre nëse kualifikohen në Kupën e Botës. /G.D abcnews.al/
Burimi: Fichajes