Studimi: Njerëzit në Spanjë kanë përdorur drogë 3000 vite më parë

schedule11:25 - 7 Prill, 2023

schedule 11:25 - 7 Prill, 2023

Sipas një studimi të ri, njerëzit kanë përdorur halucinogjene(një lloj droge që shkakton ankth, panik dhe halucinacione) në Spanjë rreth 3 mijë vite më parë, sipas BBC.

Shkencëtarët kanë zbuluar se qimet nga një varrezë në Menorca tregojnë se qytetërimet e lashta njerëzore përdorën këto lloj drogërash që prodheshin nga bimët dhe shkurret.

Kjo besohet se është dëshmia më e vjetër që njerëzit në Europë kanë marrë halucinogjene. Këto lloj drogërash shkaktojnë delirë dhe halucinacione, sipas studiuesve.

Gjetjet, të publikuara në revistën Scientific Reports , treguan shenja të aktivitetit njerëzor në shpellën Es Càrritx, në anën jugperëndimore të Menorca. Në shpellë ka 200 varre njerëzish dhe besohet se ka shërbyer si një vend rituali për rreth 600 vjet, deri në vitin 800 pes.

Studiuesit zbuluan se substancat, të cilat kishin potencialin të ishin mjaft të forta, mund të ishin përdorur si pjesë e ritualeve që janë mbajtur në shpellë. Së bashku me atropinën dhe skopolaminën, të cilat nxisin halucinacione, shkencëtarët zbuluan ephedrinë, e cila rrit energjinë dhe vigjilencën.

Dëshmitë e mëparshme të përdorimit të kësaj lloj droge në Europë ishin bazuar në prova indirekte siç ishte përdorimi i bimëve për prodhimin e drogës në përshkrimet artistike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!