Pioli “dënon” racizmin në stadiume: Duhet të merren masa

schedule17:03 - 6 Prill, 2023

schedule 17:03 - 6 Prill, 2023

Tekniku i “djajve” të Milanos, Stefano Pioli ka mbajtur ditën e sotme, një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes të së nesërme kundër Empolit, nga ku foli edhe për çështjen e racizmit, pas ngjarjeve “të shëmtuara” që ndodhën në ndeshjen e parë të gjysmë-finales mes Juventusit e Interit.

“Unë nuk e di nëse ekziston. Më vjen shumë keq për atë që ndodh në stadiume. Ne gjithmonë flasim për një pakicë të vogël që i bën këto gjëra dhe jam i bindur për këtë, por nëse këto situata vazhdojnë, duhet të merren masa”,- u shpreh Pioli gjatë konferencës. /i.m /abcnews.al