Kaosi në ndeshjen Juventus-Inter: Gjyqtari Sportiv jep ndëshkimin për lojtarët e përfshirë dhe ultrasit e Juves

schedule15:53 - 6 Prill, 2023

schedule 15:53 - 6 Prill, 2023

Ndeshja mes Juventusit dhe Interit në aktin e parë të gjysmëfinales të Kupës së italisë pati një sërë përplasjes mes lojtarëve. Gjithçka nisi në fundin e lojës kur Lukaku barazoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. Festimi i tij duket se ndezi tifozët e Juventusti të cilët filluan të bënin thirrje raciste në drejtim të belgut. Gjyqtari Massa dha edhe kartonin e dytë të verdhë për Lukakun, me arsyen se festimi ishte provokativ, por në fakt ishte thjesht një thirrje të cilën ai e bën për të gjithë ata që ofendohen nga ngjyra e lëkurës.

Gjithashtu, në përfundim të sfidës, pati edhe një përplasje mes Cuadrados dhe Handanovic, e cila nisi me qytetari dhe përfundoi me një grusht të lëshuar nga kolumbiani në drejtim të portierit të Interit. Për të gjitha këto situata, Gjyqtari Sportiv ka marrë vendimin për të dënuar të tre lojtarët në fjalë.

Ai vendosi se Cuadrado do të dënohet me 3 ndeshje pezullim dhe 10 mijë euro gjobë. Lukaku dhe Handanovic me një ndeshje pezullim.

Gjithashtu, Gjyqtari Sportiv ka vendosur të mbyllë unazën e parë të “Curva Sud” për një raund për shkak të fyerjeve raciste të drejtuara ndaj Romelu Lukakut. Sektori i “Bianconerëve” do të mbetet i mbyllur  për ndeshjen e radhës të Serie A të planifikuar për 23 Prill kundër Napolit./ h.ll/abcnews.al