Forcat izraelite bastisin sërish Xhaminë Al-Aksa, sulmojnë besimtarët

schedule15:51 - 6 Prill, 2023

schedule 15:51 - 6 Prill, 2023

Forcat izraelite bastisën kompleksin e Xhamisë Al-Aksa për natën e dytë me radhë duke sulmuar sërish besimtarët palestinezë. Referuar mediave  policia izraelite ndërpreu energjinë elektrike dhe detyroi palestinezët të dilnin nga Xhamia e Kibles, ku edhe  po falnin namazin.

Besimtarët  u përpoqën të parandalonin autoritetet izraelite duke mbyllur dyert e xhamisë, por forcat dhe kolonët fanatikë hebrenj arritën të hyjnë në ambientat e brebdshme duke shpërndarë besimtarët mysliman.

Policia izraelite shtypi protestat të mërkurën mbrëma, duke gjuajtur gaz lotsjellës dhe granata trullosëse ndaj protestuesve palestinezë. Të paktën 397 nga 450 palestinezët e arrestuar nga policia izraelite gjatë bastisjes së të martës mbrëma janë liruar me një ndalim njëjavor për të hyrë në xhaminë Al-Aqsa.

Grupet palestineze në Gaza lëshuan disa raketa nga enklava e bllokuar në Izrael. Duke cituar ushtrinë izraelite, mediat raportojnë  se dy nga raketat u hodhën në drejtim të Detit Mesdhe dhe pesë drejt Izraelit.

Liga Arabe, një organizatë rajonale me 22 vende anëtare mbajti gjithashtu një takim urgjent për bastisjet në Xhaminë Al-Aqsa.

Muaji i Ramazanit në vitet e fundit ëashte shoqeruar me përplasje, ku  forcat izraelite sulmojnë besimtarët në vendin e tretë më të shenjtë të Islamit dhe i pengojnë ata të kalojnë natën brenda xhamisë për itikaf – një praktikë islame e kalimit të disa ditëve brenda një xhamie gjatë Ramazanit.

/abcnews.al