Lampard pranë zyrtarizimit te Chelsea deri në fund të sezonit

schedule11:20 - 6 Prill, 2023

schedule 11:20 - 6 Prill, 2023

Frank Lampard do të jetë trajneri i ri i Chelsea deri në fund të sezonit. Siç raporton “Sky Sports UK”, ish-ylli i bluve, i freskët nga shkarkimi me Everton, do të nënshkruajë nga momenti në moment kontratën e tij me Chelsea deri në fund të sezonit pas shkarkimit të Potter. Ai ka trajnuar në Stamford Bridge deri në janar të 2021, dhe do të jetë në dorën e tij të përpiqet të eliminojë Real Madrid në çerekfinalen e Champions League dhe të tentojë zonën Champions në kampionat.

Përvoja e tij e parë me Chelsea, nga korriku 2019 deri në janar 2021, drejtoi 84 ndeshje të Chelsea nga të cilat arriti 44 fitore, 17 barazime dhe 23 humbje, gjë e cila më pas përfundoi me shkarkimin e tij dhe me ardhjen e Tuchel.

Gjithashtu thuhet nga gazetari Fabrizio Romano se dokumentet e kontratës janë gati dhe pritet vetëm firma dhe zyrtarizimi nga Chelsea.

Lampard do të jetë trajneri i Chelsea në mënyrë provizore deri në fund të sezonit, ndërkohë drejtuesit e klubit po mendojnë për një emër në stol për sezonin e ardhshëm, ku Luis Enrique dhe Nagelsmann janë dy favoritët./ h.ll/abcnews.al