Telefonuesi i revoltuar: Populli duhet të mos votojë asnjërën palë, këtu nuk ka nevojë për zgjedhje

schedule09:17 - 6 Prill, 2023

schedule 09:17 - 6 Prill, 2023

Më 14 maj do të mbahen zgjedhjet vendore për kryetar bashkie. Ndërkohë, që pritet të nis fushata për pak ditë. Mirëpo, qytetarët kanë filluar të zgjedhin të preferuarit e tyre. Megjithatë, ka edhe nga ata që mendojnë të mos votojnë.

Një telefonues në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” në ABC News ka bërë thirrje që populli të mos marrë pjesë në zgjedhje. Sipas tij, si e majta dhe e djathta duhet të zhduken nga faqja e dheut.

“Jemi në prag zgjedhjesh, po këtu nuk ka nevojë për zgjedhje, por për zgjidhje. Këtu populli duhet të mos votojë asnjërën palë, ndaç të majtën, ndaj të djathtën, këta duhet të zhduken nga faqja e dheut të gjithë. Tani unë ndjek gjithmonë gazetat se ça shkruajnë, goxha kishte shkruar Kreshnik Spahiu aty”, tha telefonuesi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!