Gjyqi ndaj Trumpit/ Lavrov: Rusia nuk ndërhyn në punët e brendshme të SHBA-së

schedule23:24 - 5 Prill, 2023

schedule 23:24 - 5 Prill, 2023

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov përsëriti të mërkurën se Moska nuk ndërhyn në punët e Uashingtonit, kur u pyet për një koment mbi procedurat ligjore kundër ish-presidentit amerikan Donald Trump.

“A nuk e keni thënë vetë? Ne nuk ndërhyjmë. Siç e shoh unë, ata janë mirë pa ne”, tha Lavrov.

Më herët të mërkurën, zëdhënësi presidencial rus, Dmitry Peskov u përmbajt nga komentet mbi procedurat gjyqësore kundër Trump. Ai shpjegoi se Moska nuk e konsideronte të pranueshme “ndërhyrjen në asnjë mënyrë në punët e brendshme të Shteteve të Bashkuara” dhe priste që Uashingtoni të vepronte në të njëjtën mënyrë.

Të martën, Trump u akuzua për 34 akuza penale për falsifikimin e të dhënave të biznesit të Organizatës Trump për të varrosur akuzat për lidhje jashtëmartesore me aktoren pornografike Stormy Daniels që u ngritën gjatë fushatës së tij të parë në Shtëpinë e Bardhë në 2016.

Falsifikimi i pasqyrave financiare si të tilla nuk dënohet me burg, por bëhet rrethanë rënduese, nëse falsifikimi është kryer për të mbuluar një krim tjetër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!