Nis konsultimi për projektligjin e “basteve online”. Qeveria ka publikuar draftin i cili parashikon kritere të forta për licensimin e kompanive që do të organizojnë bastet sportive online.Në rast të aplikimit për licensë operatorët do të duhet të dorëzojnë dëshmi penaliteti për administratorët, ortakët e shoqërisë dhe pronarët përfitues.
Po ashtu duhet të vërtetojnë që nuk janë në proces gjyqësor, që nuk janë dënuar penalisht me një vendim të formës së prerë për vepra penale në fushën e krimit ekonomik, evazionit, vjedhje, trafik lëndësh narkotike apo armësh. ndër kriteret kryesore janë që subjekti që do të licencohet duhet të ketë një kapital themeltar jo më pak se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë.
Kompanitë që do të licensohet do të paguajnë një tatim prej 15% të të ardhurave bruto nga loja .”Po ashtu në draft parashikohet të ngrihet një komisionin i posacëm që do të japë licensa. Në vëmendje të këtij drafti janë edhe lojtarët pasi është vendosur që do të sigurohet mënyra e regjistrimit të çdo lojtari që luan baste sportive duke patur në kontroll çdo informacion dhe shumë të luajtuar.
Në këtë mënyrë të gjithë ata që do të duan të luajnë në bastet sportive online do të duhet të regjistrohen me identitetin e tyre në sistemet që do të jenë të disponueshme nga kompanitë e licencuara në këtë lloj aktiviteti.
Po ashtu pagesat nuk do të pranohen cash por do të bëhen nëpërmjet një agjenti financiar. Të ardhurat e mbledhura nga aktiviteti i basteve sportive online parashikohen të shkojnë në mbështeteje direkte në fushën e sportit dhe kulturës, por dhe financimin e programeve të mbrojtjes së lojtarit.