Vodhi me armë në Kamëz/ Autori nxjerr shokun: Unë isha shoferi

schedule11:44 - 5 Prill, 2023

schedule 11:44 - 5 Prill, 2023

KAMËZ- Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Saimir Karoshin, i akuzuar për vjedhje me armë.

Karoshi tre ditë më parë me anë të kanosjes me armë zjarri grabiti orën dhe bizhuteri, të pronarit të një pikë shitjesh makinash në zonën e Kamzës.

Ne seancën me dyer të mbyllura Karoshi ka pranuar autorësinë, duke u shprehur se ai ka luajtur rolin e shoferit, ndërsa grabitjen e ka kryer shoku i tij, tashmë i shpallur në kërkim nga ana e bluve të komisariatit nr.5./n.m. abcnews.al