Këngëtarja shqiptare largohet për në SHBA: Këtu ndihem më e vlerësuar, nuk bëjnë menjëherë kritika

schedule11:26 - 5 Prill, 2023

schedule 11:26 - 5 Prill, 2023

Këngëtarja Eltina Minarolli ka lënë Shqipërinë prej 7 muajsh dhe ka filluar një jetë të re në Amerikë. Megjithatë, ajo vazhdon të jetë aktive në muzikë, pasi kënga më e fundit që ka publikuar është “Pikë në zemër”.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Eltina tregoi se në Amerikë ndihet më e vlerësuar, pasi të gjithë e kanë suportuar. Ajo ka theksuar aty njerëzit janë më të hapur dhe nuk bëjnë direkt kritika.

“Është muaji i 7 që bëhet, për pak kap vitin që jam larguar nga Shqipëria. Nuk kam lëvizur fare gjatë këtyre muajve. Kam filluar të zbulojë Amerikën dhe është shumë e bukur. Po ndihem si një shqiptare në Amerikë, si një europiane në Amerikë. Këtu ka shumë europianë të them të drejtën dhe kulturat janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Edhe më vjen mirë që jemi më shumë se një kulturë dhe kur bashkohemi bashkë krijojmë një gjë shumë të bukur. Më vjen mirë të jap atë shembullin tim si europiane, aq më tepër muzikën time amerikanët e kanë pritur shumë mirë, ndihem shumë e vlerësuar.

Të them të drejtën jam ndjerë shumë më e vlerësuar këtu, njerëzit janë shumë më të hapur, e thonë mendimin që kanë, e mirëpresin. Nuk janë direkt te kritika, se sa më shumë te suporti dhe mënyra se si të suportojnë në karrierën tënde. Jam ndjerë si në shtëpi”, u shpreh këngëtarja./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!