Fyerjet raciste ndaj Lukakut, vijnë reagime të shumta për këtë gjest antisportiv

schedule10:09 - 5 Prill, 2023

schedule 10:09 - 5 Prill, 2023

Interi momentalisht nuk është shprehur ende zyrtarisht në lidhje me fyerjet raciste nga tifozët e Juventusit në drejtim të Lukakut, por as nga kartoni i dytë i verdhë në drejtim të belgut.

Lukaku u vu në shënjestër me thirrje raciste, ofendime dhe britma prej festimit të tij në momentin e golit, një festim që e ka bërë edhe herë të tjera në fushat ndërkombëtare, si ajo në ndeshjen ndaj Suedisë. Ky festim nuk ishte asapk një provokim nga ana e lojtarit, por një gjest për të treguar “Stop racizmit” për thirrjet që tifozët e Juventusit e ofenduan mbrëmjen e djeshme.

Megjithatë, Michael Yormark, presidenti i Roc Nation Sports International, kompania njurokeze që kujdeset për imazhin e sulmuesit zikaltër, ka mbajtur një qëndrim. Ajo që ndodhi dje, e shkaktuar nga kartoni i dytë i verdhë nga gjyqtari Massa në drejtim të Lukakut, gjë e cila solli përjashtimin e Lukakut, është kthyer në një rast ndërkombëtar, duke përfunduar në faqet e gazetave në mbarë botën.

“Fyerjet raciste drejtuar Romelu Lukakut nga tifozët e Juventusit kanë qenë të neveritshme dhe nuk mund të pranohen. Lukaku shënoi një penallti në fund të ndeshjes. Para, gjatë dhe pas penalltisë ai u bë viktimë e thirrjeve raciste të neveritshme nga tifozët e Juventusit. Romelu bëri festimin e njëjtë si në ndeshjet e tjera. Por përgjigja e arbitrit ishte ndëshkimi me kartonin e dytë të verdhë. Romelu meriton falje nga Juventusit dhe pres që Liga të dënojë menjëherë sjelljen e këtij grupi të tifozëve të Juventusit”, shkruhej në një postim të “Roc Nation Sports International”.

Gjithashtu ka reaguar edhe kombëtarja e Belgjikës me një postim në rrjetet sociale duke i qëndruar pranë Lukakut. Kombëtarja belge dënon ashpër koret raciste ndaj lojtarit të tyre dhe të gjithë personave me ngjyrë./ h.ll/abcnews.al