Beteja e chatbots: Cili është më i mirë GPT-4 apo Bard?

schedule22:47 - 4 Prill, 2023

schedule 22:47 - 4 Prill, 2023

Financial Times i vuri në provë dy chatbot-et më të veçuara të AI, duke i vënë ato në një sërë detyrash dhe sfidash krijuese.

Javët e fundit Open AI (mbështetur nga Microsoft) dhe Google kanë qenë jozyrtarisht duke dueluar njëri-tjetrin në “arenën” e Inteligjencës Artificiale. Chatbots Chat GPT Plus dhe Bard ndryshojnë përkatësisht në mënyrën se si u përgjigjen pyetjeve komplekse, kuptojnë tekstin dhe japin përgjigje kreative.

“Motorët e dialogut” janë trajnuar për t’u përgjigjur bazuar në tekstin nga Interneti , nga burime të tilla si Wikipedia, libra dhe dokumente të tjera. Në këtë mënyrë ata parashikojnë fjalën tjetër të mundshme në një fjali dhe kjo u lejon atyre të japin përgjigje që, në shumicën e rasteve, janë të padallueshme nga të folurit njerëzor.

OpenAI dhe Google nuk zbulojnë metodën që kanë ndjekur për të ndërtuar modelet e tyre të mëdha gjuhësore. “Megjithatë, ka mundësi që të dhënat mbi të cilat janë trajnuar dy sistemet, si dhe objektivat e tyre të ndryshojnë”, komentoi Financial Times.

Bard është trajnuar që të jetë në gjendje të përfshihet në dialog natyror, ndërsa GPT-4 synon të japë përgjigje të hollësishme për një gamë të gjerë temash. GPT-4 është i shkëputur nga zhvillimet e viteve të fundit dhe ka njohuri për ngjarjet deri në shtator 2021. /abcnews.al