Petkoviç pas takimit me Bislimin: Folëm rreth Asociacionit, u pajtuam për deklaratën për të pagjeturit

schedule19:30 - 4 Prill, 2023

schedule 19:30 - 4 Prill, 2023

Shefi i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkoviç ka mbajtur një deklaratë pas takimit që pati sot me shefin e ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimin.

Petkoviç u shpreh se nga ky takim, për herë të parë në vitet e fundit, është diskutuar për hapat konkretë për themelimin e Asociacionit.

“Diskutuam se si të vazhdohet procesi i zbatimit dhe formimit të Asociacionit, sepse është detyrimi i parë i rënë dakord në Ohër, dhe sot, për herë të parë në bisedën trepalëshe, folëm për hapat më konkretë drejt formimit të Asociacionit dhe çfarë duhet të bëjë ekipi menaxhues në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, si dhe hapi i parë është prezantimi i draft statutit, i cili është bërë nga menaxhmenti në kuadër të dialogut të nivelit të lartë”, theksoi ai.

Veç kësaj, Petkoviç tha se u diskutua edhe për kornizën e bisedimeve trepalëshe dhe thekson se ka rënë dakord me palën kosovare për tekstin e deklaratës për personat e zhdukur.

Pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ai tha se bisedimet ishin të gjata dhe të vështira./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!