“Artistët e dobët shtyhen me bërryla”, kritiku i artit zbulon dëshirën e fundit të Gjelosh Gjokajt

schedule13:17 - 4 Prill, 2023

schedule 13:17 - 4 Prill, 2023

Kuratori i ekspozitës së mbajtur për nder të 80-vjetorit të artistit të njohur, Gjelosh Gjokaj, Shkelzen Maliqi, ka deklaruar se në Shqipëri mungon kritika e mirëfilltë.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ai ka thënë se artistët e dobët më shumë shtyhen me bërryla sesa me vlerat që ka arti i tyre.

“Artistët e dobët më shumë shtyhen me bërryla sesa me vlerat që ka arti i tyre. Për momentin na mungon kritika e mirëfilltë. Edhe një interes në shoqëri për rëndësinë e kulturës, e cila momentalisht nuk po shihet si prioritet”, u shpreh Maliqi.

Më tej, ai zbuloi se një nga dëshirat e fundit të ‘Picasos’ së Ballkanit ishte që t’i bënte një monografi, të cilën Maliqi po e punon.

“Atëherë kur isha në Tuz një javë te ai, ai kishte shumë dëshirë që unë t’ja bëja atë monografinë që e ka publikuar Akademia e Kosovës. Do bëj një monografi për krejt artin e tij, 30 faqe i kam të kryera për periudhat më të hershme, e kam botuar në monografinë e dytë për shembull ciklin e Romës”, tha kritiku i artit./abcnews.al