Policia e Durrësit vijon hetimin për zbardhjen e atentatit të së hënës ndaj Eraldo Mustafës.
Gazetari Leonidha Musaj, raporton për ABC News se deri më tani në lidhje me këtë ngjarje grupi hetimor ka shoqëruar 8 persona, por ende nuk ka ndonjë te ndaluar.
Ata janë marrë ne pyetje për ngjarjen.
Ndërkohë vetë Mustafa në deklaratën e tij ka pohuar për hetuesit se nuk ka konflikte të hapura dhe nuk ka pasur asnjë kërcënim.
“Nuk kam konflikte me persona të tjerë. Nuk kam asnjë dijeni se kush ma ka vendosur lëndën plasëse. Makinën e kam pasur të parkuar tek shtëpia ime, që ndodhet pak metra larg vendit të ngjarjes. Sapo dola nga shtëpia shpërtheu. Nuk di çfarë të them më tepër, pasi s’kam asnjë ide se kush e ka vendosur lendën plasëse“, ka thënë 37 vjeçari në deklaratën e tij.
Ndërkohë kujtojmë se mesditën e djeshëm në aksin rrugor Shkozet – Durrës, ku makinës që drejtohej nga 37 vjeçari Mustafa i ishte vënë tritol në gomën e pasme që ka shpërthyer sapo ai ka nisur të lëvizë. /abcnews.al