Të gjithve i kujtohet Madonna Shqiptare, e cila dikur bënte ‘namin’ me performancat e saj. Mirëpo, sot ajo jeton në Zvicër dhe është nënë e dy fëmijëve. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Madonna tregoi se ka vendosur të rikthehet pas shumë vitesh në muzikë, sepse ia kanë kërkuar fansat dhe se tashmë fëmijët janë të rritur.
“E para, unë jam gocë Tirone dhe më takon të vij gjithmonë këtu. Pastaj, është kënga ajo që është qetesia e shpirtit. Pas një periudhe shumë të gjatë që kam qene në Zvicër thash po shkoj një herë andej se kalamanjt u rritën, ta bëj ‘boom’ se na mbytën këto fansat në rrjetet sociale: ‘Dil mi Madonna se na mbytën këta të rinjtë, po kemi nostalgji, po na nxirr mi ato këngët e tua, ato haremet’. Thash, në rregull.
Unë kam dy fëmijë, kam djalin 25-vjeç dhe vajzën 15 vjeç. Për një femër, unë e kam thënë gjithmonë dhe do e rithem që familja është ëndrra e saj. Kushdo femër që ka mbetur beqare është e kot të thotë që më mirë beqare se e martuar. Familja është ëndrra e çdokujt”, u shpreh ajo./abcnews.al