“Epokës” së Dani Carvajal në krahun e djathtë të mbrojtjes së Real Madrid, duket se po i vjen fundi me “galaktikët” të cilët janë në përgatitje e sipër të një oferte prej 100 milionë eurosh për anësorin e talentuar të mbrojtjes së Chelsea, Reece James.
Sipas mediave të huaja, “los blancos” kanë ndërmend të investojnë një shumë marramendëse për mbrojtësin e talentuar 23-vjeçar gjatë merkatos së verës, por deri më tani nga agjenti i lojtarit apo nga klubi spanjoll nuk ka asnjë njoftim zyrtar.
Ndërkaq, kujtojmë se deri më tani mbrojtësi anglez ka zhvilluar 19 paraqitje për “blutë”, kjo për shkak edhe të dëmtimit në fillimin e sezonit, teksa ka arritur të shënojë 2 gola dhe të dhurojë 2 asistime, pa llogaritur sigurinë e lartë që “pistoni” i krahut të djathtë të mbrojtjes ofron. /i.m /abcnews.al