Drejtuesit e Chelsea janë të shqetësuar për moshën e Julian Nagelsmann
Arritjet dhe aftësitë e ish-trajnerit të Bayern-it u kanë lënë përshtypje drejtuesve të “Bluve’, sipas Sky Sports, por bashkëpronarët e klubit Todd Bowley dhe Behdad Egbali janë të zënë ngushtë nga fakti që gjermani është vetëm 35 vjeç.
Në të njëjtën kohë, Nagelsmann është gati të dëgjojë ofertën e Chelsea, pavarësisht dëshirës fillestare për të bërë një pushim deri në verë. Deri më tani nuk ka pasur kontakte mes palëve. /G.D abcnews.al/