Qeveria e Francës, me urdhër të presidentit Macron, do të shqyrtojë mundësinë e lejimit të eutanazisë në vend.
Vendimi vjen pasi një asamble qytetarësh votuan me shumicë dërrmuese (76%) në favor të vetëvrasjes së asistuar ose eutanazisë.
Projektligji pritet të jetë gati në fund të verës.
Macron premtoi gjithashtu një plan dhjetëvjeçar për t’u kujdesur për pacientët në fund të jetës së tyre. Sistemi shëndetësor sot nuk është përshtatur mirë me kërkesat moderne, shtoi presidenti.
Megjithatë, Macron nuk zbuloi se cili është qëndrimi i tij për këtë çështje të ndjeshme, raporton Guardian.
Shoqata franceze e mjekëve e kundërshton këtë mundësi.
Ligji, i cili ka hyrë në fuqi që nga viti 2016, lejon personelin mjekësor të vendosë një person që është afër vdekjes dhe me dhimbje torturuese në qetësues të përhershëm, por nuk lejon administrimin ose shpërndarjen e substancës vdekjeprurëse.
Fundi i asistuar i jetës, ku personeli mjekësor i jep pacientit mjetet për t’i dhënë fund jetës së tij dhe eutanazia, ku personeli mjekësor ka një rol aktiv në fund të jetës së pacientit, lejohen me variacione në Zvicër, Belgjikë, Holandë, Luksemburg dhe Spanjë. /abcnews.al