DURRES – Një sasi lëndë plasëse u vendos sot në një makinë në lëvizje në Shkozet të Durrësit. Burime zyrtare nga policia e Durrësit thanë se ngjarja u regjistrua rreth orës 14:00, në në aksin rrugor Shkozet – Durrës.
Mësohet se makina drejtohej nga 37-vjecari Aldi Mustafa, i cili në momentin e drejtimit të automjetit ishte i vetëm.
Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë Durrës:
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet – Durrës, në automjetin në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi A. M., 37 vjeç (i vetëm në automjet), në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit, dyshohet se ka shpërthyer lëndë eksplozive.
Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al