Janë ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt dhe skuadrat po bëjnë maksimumin për të hyrë në zonën play-off. Kampionët në fuqi të Golden State po rrezikojnë të jenë mes gjashtë më të mirëve pas humbjes që pësuan në fushën e Denver Nuggets.
Kryesuesit e Konferencës së Perëndimit fituan 112-110, duke lënë pas dy humbjet e fundit dhe mbajtur kreun. Ishte një përballje e ekuilibruar deri në fundin e saj. Edhe pse pa Jokic, skuadra vendase arriti të fitojë falë 29 pikëve të Porter dhe 25 të Murray.
Po në këtë konferencë, erdhi fitorja e tretë radhazi për Los Angeles Lakers, që mundën 134-109 Houston Rockets jashtë fushe. Davis me 40 pikë ishte lider në parket për kalifornianët, ndërsa LeBron James realizoi një “triple double”, 18 pikë, 10 rebound dhe 11 asist.
Në Lindje, në krye të renditjes qëndron Milwaukee Bucks, që mundi 117-104 Philadelphian, dy ekipe rivale në NBA. Maxey me 29 pikë e Embiid me 28 nuk arritën t’i japin fitoren Philadelphia, ndërsa për Bucks u dallua i zakonshmi Antetokounmpo me 33 pikë e 14 rebound./ h.ll/abcnews.al
Të gjitha rezultatet e ndeshjeve:
CLEVELAND CAVALIERS-INDIANA PACERS 115-105
CHARLOTTE HORNETS-TORONTO RAPTORS 108-128
ATLANTA HAWKS-DALLAS MAVERICKS 132-130
NEW YORK KNICKS-WASHINGTON WIZARDS 118-109
HOUSTON ROCKETS-LOS ANGELES LAKERS 109-134
MINESOTA TIMBERWOLVES-PORTLAND TRAIL BLAIZERS 105-107
OKLAHOMA CITY THUNDER-PHOENIX SUNS 118-128
SACRAMENTO KINGS-SAN ANTONIO SPURS 134-142
CHICAGO BULLS-MEMPHIS GRIZZLIES 128-107
MILWAUKEE BUCKS-PHILADELPHIA 76ERS 117-104
DENVER NUGGETS-GOLDEN STATE WARRIORS 112-110
BROOKLYN NETS-UTAH JAZZ 111-110
ORLANDO MAGIC-DETROIT PISTONS 128-102