Mbappe ishte në një takim me një pjesë të grupit të ultrasve të PSG-së të shtunën mbrëma, për shkak të 15 vjetorit të grupit “K-Soce”.
Ylli francez me megafon në dorë ka thënë disa fjalë për këta tifozë të skuadrës pariziene, duke i bërë edhe një premtim.
“Flas edhe në emër të të gjithë lojtarëve, të gjithë klubit, të atyre që nuk kanë mundur të vijnë, për të treguar se sa të rëndësishëm jeni, por fatkeqsisht nuk mund ta shprehim gjithmonë.
E di që ky vit nuk ka qenë më i miri ndër vite. Ne nuk i plotësuam pritshmëritë e klubit, as tuajat dhe as tonat. Duam të vazhdojmë bashkë për ta mbyllur sezonin mirë, të fitojmë kampionatin”, është shprehur kapiteni i Francës dhe ylli i PSG-së./h.ll/abcnews.al