Një shpërthim në një kafene në Shën Petersburg ka vrarë një mbështetës të njohur të Putin, Vladlen Tatarsky si dhe ka plagosur mbi 30 të tjerë. Ngjarja ndodhi në Street Bar Cafe, rreth 1600 metra larg vijës së frontit në Ukrainë.
#BREAKING: Injuries reported following explosion at cafe in St. Petersburg, Russia pic.twitter.com/HX7XjIhHAw
— I.E.N. (@BreakingIEN) April 2, 2023
Siç raportojnë mediat e huaja, Vladlen Tatarsky (Maxim Fomin) ishte një mbështetës i zëshëm i luftës së Rusisë në Ukrainë. Menjëherë pas sulmit, një zyrtar kryesor rus drejtoi gishtin drejt Ukrainës, pa dhënë prova. Pretendimi u hodh poshtë nga Kievi.
Mykhailo Podolyak, një këshilltar presidencial ukrainas, fajësoi terrorizmin e brendshëm rus për shpërthimin.
Breaking:
An explosion occurred in Sankt Petersburg in one of Prigozhin’s cafes. The name of the cafe is “Street Bar”.
It is said that military blogger Vladlen Tatarsky was having a speech. Tass reports that he died in the explosion.#SanktPetersburg #Russia pic.twitter.com/a69gBw5FoN
— (((Tendar))) (@Tendar) April 2, 2023
Mediat ruse thanë se Tatarsky po takohej me anëtarët e publikut dhe se një grua i dhuroi atij një statujë që me sa duket shpërtheu.
/abcnews.al