Formacionet zyrtare Fenerbahce-Besiktas: Valencia në sulm për triumfin në “Derbin e Stambollit”

schedule18:54 - 2 Prill, 2023

schedule 18:54 - 2 Prill, 2023

Në më pak se 1 orë në arenën “Sukru Saracoglu Stadium”, të Stambollit, Fenerbahce do të presë në shtëpinë e saj rivalët historikë të Besiktas, në një sfidë që premton spektakël të garantuar në javën e 27-të të Kampionatit turk të futbollit.

Tekniku i “fenerëve të verdhë”, portugezi Jorge Jesus ka vendosur të përdorë më të mirët e tij në sfidën e sotme, teksa përveç “liderit” ekuadorian, Enner Valencia ka vendosur të hedhë që në minutën e parë super talentin turk, Arda Guler.

Në krahun tjetër tekniku Senol Gunes do të nisë sfidën me 2 “bombera” në sulm, ku përvec turkut Cenk Tosun, në fushën e lojës do të zbresë dhe kamerunasi Vincent Aboubakar, i cili pritet të vështirësojë jo pak jetën e vendasve. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: