Një personazh i njohur për opinionin dhe policinë u ekzekutua në qendër të qytetit të Rrëshenit, ai është Armando Gjini i arrestuar kohë më parë si pjesëtar i grupit të Met Kananit.
Armando Gjini i njohur si një nga pjesëtarët e grupit të Met Kananit u ekzekutua në qendër të qytetit të Rrëshenit.
Ai po levizte me makinë bashkë me dy fëmijët dhe bashkëshorten e tij, kur dy autorë i kanë dalë para dhe e qëlluan me armë zjarri.
Ai u ekzekutua në kryqëzimin kryesor të qytetit, duke shkaktuar panik tek kalimtarët e shumtë.
48-vjeçari kishte dy identitete, Armando Gjini dhe Tonin Gjini.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që Policia po punon për të zbardhur atentatin.
Pak pas kësaj ngjarje në fshatin Gziq të Mirdites u gjet një makinë fuoristradë e djegur, që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e krimit.
Tre muaj më parë viktimës Gjini i kishin vendosur tritol në makinë, që shpërtheu pasi ai ishte larguar për të dërguar fëmijët në shkollë.
Armando Gjini u arrestua më 12 maj 2018 si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani. Në kuadër të operacionit ‘Precizioni’ Gjini u arrestua së bashku me 37 persona të tjerë dhe u sekuestruan 8 ton drogë.
Por 4 dite pas arrestimit Gjini u lirua nga burgu. Met Kanani njihet nga mediat turke si “Eskobari shqiptar” për shkak të famës që mori në Turqi si koka trafikut të heroinës dhe kokainës.
Nga operacionet e zhvilluara më herët edhe në Itali, Greqi, Turqi e Shqipëri, bandës i janë sekuestruar mbi 8.4 ton kanabis, me vlerë tregu 10 mln euro./ABC News Albania 24/7