VIDEO/ Spektakël në Premier League, Crystal Palace e Bournemouth gjejnë fitoren, Brighton e Nottinham mjaftohen me nga 1 pikë

schedule18:40 - 1 Prill, 2023

schedule 18:40 - 1 Prill, 2023

Premier League ka dhuruar spektakël në mesditën e sotme, psai në 5 sfidat e orës 16:00 janë shënuar plotë 19 gola, ku padyshim ndër më emocionuese ishte përplasja me Brighton e Brentford që përfundoi me rezultatin 3 me 3.

Në arenën “Amex Stadium”, vendasit e Brighton nuk toleruan në asnjë moment miqtë e Brentford ku pas çdo goli që ata shënonin, dhe “pulëbardhat” vendase gjenin rrugën e rrjetës. Siparin e golave e hapi suedezi Pontus Jansson në minutën e 10’-të për miqtë, mirëpo japonezi Kaoru Mitoma vendosi baraspeshën vetëm 11 minuta më vonë. Nuk mbaroi me kaq pasi për miqtë do të shënonin sërish kapiteni Ivan Toney e mbrojtësi Ethan Pinnock në minutat 22’ e 49’-të, ndërsa Danny Welbeck e Alexis Mac Allister nxorrën të pavlefshëm golat e miqve teksa barazuan 2 herë rezultatin në minutat 28’ e 93’.

Në “Vitality Stadium” vendasit e Bournemouth arritën fitoren e dytë radhazi në “shtëpi”, ku pas Liverpool, “qershitë” mundën dhe miqtë e Fulham, duke përmbysur gjithçka. Fulham morën në dorë avantazhin që në minutën e 16’-të falë brazilianit Andreas Pereira, mirëpo 2 gola në minutat 50’ e 79’, respektivisht nga Marcus Tavernier e më pas Dominic Solanke do t’i dhuronin “qershive” 3 pikë “të arta” në luftën për mbijetesë në Premier League, që sa vjen e bëeht më e ethshme.

Në krahun tjetër, në “Selhurst Park” të Londrës vendasit e Crystal Palace u rikthyen te fitorja pas 4 humbjesh radhazi, teksa arritën të triumfonin me rezultatin e ngushtë 2 me 1, ndaj “dhelprave” të Leicester. Avantazhi fillimisht u mor nga miqtë, me portugezin Ricardo Pereira, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 56’-të, por vetëm 3 minuta më vonë “dhelprat” do të prishin gjithçka çka ndërtuan me danezin Daniel Iversen, i cili do të shënonte një autogol duke barazuar shifrat. Ndërkaq, për golin e fitores mendoi talenti francez, Jean-Philippe Mateta, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 94’-rt, duke çuar peshë tifozët vendas.

Ndërkaq, sfida e fundit e orës 16:00 ishte ajo mes Nottingham Forest e Wolverhampton, në “City Ground” e cila përfundoi me rezultatin e paqtë 1 me 1. Fillimisht ishin vendasit e Nottingham, të cilët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 38’-të falë talentit “fantazist”, Brennan Johnson, ndëras për “ujqërit” baraspesha erdhi në minutën e vonë të 83’-të, me portugezin Daniel Podence, i cili nuk i la vendasit “të shijonin” fitoren.

Ndërkaq, pas këtyre rezultateve, Brighton e Brentford qëndrojn në vendet 6 dhe 7 të renditjes me nga 43 dhe 42 pikë respektivisht. “Qershitë” e Bournemouth kanë arritur të dalin për momentin nga zona e rënies nga kategoria, teksa kanë shkuar në kuotën e 27 pikëve, ndërsa Fulham qëndron i palëkundur në vendin e 10-të. Me fitoren e sotme, Crystal Palace është ngjitur në vendin e 12-të me 30 pikë, ndërsa Leicester ndodhet në vendin e 18-të me vetëm 25 pikë. Përsa i përket Nottingham e Wolves, ashtu si skuadrat e tjera që u ndanë në barazim edhe ato nuk kanë ndryshuar asgjë teksa renditen në vendet 14 e 13, me nga 27 e 28 pikë respektivisht. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Nottingham Forest 1-1 Wolves: 

 

Brighton 3-3 Brentford: 

 

Crystal Palace 2-1 Leicester: 

 

Bournemouth 2-1 Fulham:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!