Atalanta nuk ka zhgënjyer mesditësn e sotme, teksa në arenën “Stadio Giovanni Zini” ka mundur me rezultatin e thellë 1 me 3, vendasit e Cremonese, në përballjen e vlefshme për javën e 28-të, të Kampionatit italin të futbollit, Serie A.
Siparin e golave e hapi “tulipani” hollandez, Marten de Roon, afër fundit të pjesës së parë, më konkretisht në minutën e 44’-rt, duke i çuar të tijët në dhomat e zhveshjes në avantazh.
Mirëpo, aty ku pritej që ofensivat sulmuese të Atalantas të shtoheshin, një penallti e akorduar në favor të vendasve u përkthye mrekullisht në gol nga Daniele Ciofani, duke vënë kështu baraspeshën e përkohshme që do të thyhej më pask nga Jeremie Boga e Ademola Lookman, në minutat 73’ e 93’, duke vendosur kështu rezultatin 1 me 3 e duke i “hipotekuar” miqve nga Bergamo, 3 pikë “të arta” në luftën për zonën “Champions”.
Me këtë fitore, Atalanta ngiitet në vendin e 5-të me 48 pikë po aq sa Milani i vendit të 4-rt, të cilët do të përballen mbrëmjen e nesërme me Napolin, ndërsa Cremonese mbetet në vendin e fundit të renditjes me 13 pikë dhe është praktikisht e rënë nga kategoria. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: