Donald Trump ka pohuar se ka mbledhur më shumë se 4 milionë dollarë në 24 orë pas lajmit për aktakuzën. Ish -presidenti përsëriti pretendimet se ishte viktimë e një gjuetie shtrigash politike.
Dalja në gjykatë e Trump do të bëhet në katin e 15-të të gjykatës në Manhatan. Ai do të dalë para një gjyqtari në të njëjtën sallë gjyqi që dha dënimin për Harvey Weinstein, i akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual në shkurt 2020.
Detajet e plota të aktakuzës mbeten të fshehta por Trump po përballet me rreth 30 akuza për mashtrim.
/abcnews.al