E ndaloi policia, si u mbyt emigranti në lumin Mat

schedule14:30 - 11 Gusht, 2019

schedule 14:30 - 11 Gusht, 2019

Dy netë më parë një emigrant që i ndaloi policisë ra nga ura dhe u mbyt në lumin Mat. 54 vjeçari u bë viktimë e një grope në urë e cila ishte dëmtuar prej një viti dhe nuk ishte rregulluar.

Pasi emigranti 54-vjeçar ra nga kjo zgavër dhe u mbyt në lum, u vendosën shirita.

Natën që ndodhi ngjarja nuk kishte. Në errësirë, ai fillimisht tentoi t’i largohej thirrjes së policisë, por më pas ndaloi.

Për të shkuar drejt tyre kur zbriti, nuk e pa që në atë që quhet trotuar i urës ishte shembur.

Ngjarja ndodhi natën e së premtes.

Luigj Gjeloshi i sapo kthyer nga emigracioni, banor i fshatit Shënkoll, po shkonte tek disa kushërinj.  Ditën tjetër ai do të festonte ditëlindjen e vajze, të cilën e kishte në makinë bashkë me gruan.

Kjo gropë e madhe e trotuarit të urës është në segmentin kryesore Milot Rrëshen, pranë fshatit Skuraj mbi lumin Mat.  Prej një viti këtu është neglizhuar dhe askush nuk mban përgjegjësi./ABC News Albania 24/7