Cristiano Ronaldo ka vendosur të rrezikojë dhe të vazhdojë karrierën e tij larg Europës. Al Nasrs dhe Arabia Saudite tashmë është shtëpia e superyllit portugez dhe familjes së tij.
Ronaldo mund të jetë përshtatur mirë me ligën saudite, por familja e tij dhe veçanërisht fëmijët e tij nuk janë përshtatur. Siç deklaroi së fundmi partnerja e Cristianos, një nga fëmijët e tyre është rrahur në shkollë nga një shok klase.
“Në shkollë ka raste që goditen dhe nuk mbrohen. Një ditë më parë erdhi një nga fëmijët e mi i cili ishte rrahur, hyri në shtëpi dhe filloi të qajë dhe të thërrasë “mami”.
E mora për dore dhe i thashë se çfarë po ndodhte, “më goditi një fëmijë”, m’u përgjigj. /G.D abcnews.al/