Kryeministri Albin Kurti në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat vendase është shprehur se nëse presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do t’i bënte kërkesë për të hyrë në Kosovë, ai nuk do t’i japë leje.
Kreu i qeverisë së Kosovës, në fjalën e tij ka theksuar se Vuçiç thotë se Masakra e Reçakut është fabrikim, ai nuk është person i dëshiruar në Kosovë.
“Nuk kam marrë asnjë kërkesë për një vizitë të tillë dhe natyrisht duke pasur parasysh rrethanat që ndodhemi ai nuk do të ishte një person i dëshiruar në Kosovë. Nëse kemi parasysh që personi që thotë Masakra e Reçakut është fabrikim dhe asnjëherë nuk e ndryshoj këtë gjë, unë mendoj që do të duhej të vinte në Republikën e Kosovës. Natyrisht që nuk do t’ia japë lejen. Por më mirë është me bo kërkesën. Tash me këtë që e thash se nuk ia jap lejen, nuk do ta bëjë as kërkesën”, është shprehur Kurti.
Ndërkohë pyetjes së gazetarit se Vuçiç nuk do të lodhet që të bëjë një kërkesë të tillë Kurti, i është përgjigjur se nuk e ka hallin e tij nëse lodhet apo jo.
Ndërkaq kujtojmë se presidenti serb Vuçiç, ka thënë se e ka një plan që gjatë muajit qershor të zhvillojë një vizitë në Kosovë./abcnews.al