Ibrahimaj: Inflacioni për 2022-shin ishte 6.7%, më i ulët se në rajon dhe BE

schedule10:40 - 31 Mars, 2023

schedule 10:40 - 31 Mars, 2023

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se mesatarja e inflacionit në vend për vitin 202, ishte 6.7%.

Në një konferencë për mediat, Ibrahimaj u shpreh se kjo shifër është më e ulëta në vendet e rajonit, por edhe atyre të Bashkimit Evropian.

Sipas saj, në mos rritjen e inflacionit, ndikoi edhe vendimi për të mos rritur energjinë elektrike.

“Për të gjithë vitin, ecuria mesatare e inflacionit ka qenë 6.7%, ndjeshëm më e ulët se inflacioni, qoftë në vendet e rajonit, qoftë në vendet e BE-së. Piku i inflacionit për vitin 2022, arriti në muajin tetor, kur norma arriti maksimumin e saj prej 8.3%. Nga ai moment, inflacioni vjetor ka ardhur në ngadalësim, duke rezultuar me 7.1% në muajin shkurt. Siç thashë, në krahasim me vendet e rajonit, ne gjatë gjithë vitit 2022, kemi pasur dhe kemi shfaqur një normë inflacioni më të ulët dhe kjo është ndikuar kryesisht nga politikat që kemi ndërmarrë, për mos rritjen e energjisë elektrike dhe mos rritjen e kontributit të shpenzimeve të populltës për shpenzimin për energjinë elektrike. Kjo ka ndikuar në koston e prodhimit dhe në inflacionin vendas. Duke mos rritur çmimin e energjisë elektrike ne kemi ndikuar në mos rritjen e inflacionit. Mesatarja e BE-së ka qenë 9.2%, Kosova 11.6%, Serbia 11.9%, Mali i Zi 13% dhe Maqewdonia e Veriut 14.1%”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!