Lavrov: Nëse Perëndimi nuk do të ishte përfshirë, lufta do të kishte përfunduar

schedule08:39 - 31 Mars, 2023

schedule 08:39 - 31 Mars, 2023

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ka akuzuar Perëndimin për zgjatjen e luftës në Ukrainë, pasi sipas tij pa ndihmën e tyre konflikti do të kishte përfunduar shumë kohë më parë.

Ai tha se një gjë të tillë e pranon edhe vetë Ukraina, e cila i bënë thirrje vazhdimisht Perëndimit ta furnizojë me armë sepse përndryshe do ta humbasin luftë. Lavrov tha se kjo tregon se Perëndimi është pjesëmarrës i drejtpërdrejte në konflikt.

“Siç thonë vetë udhëheqësit ukrainas, nëse nuk vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë gjithnjë e më agresive, atëherë ata do ta humbin luftën. Dhe ky është një pranim karakteristik, që do të thotë vetëm një gjë: Perëndimi është pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në këtë luftë. Pa të, konflikti do të kishte përfunduar shumë kohë më parë dhe kërcënimet që nga fillimi i grushtit të shtetit në 2014 kanë qenë të varura mbi të gjithë popullsinë rusisht-folëse të vendit të quajtur Ukrainë do të ishin eliminuar”, theksoi

Ministri rus vazhdoi më tej të akuzonte edhe qeverinë ukrainase të cilën ai e quajti “naziste”, se ishte ndihmuar nga Perëndimi për të shkatërruar gjithçka ruse në territorin e saj. Ai shtoi se Rusia nuk do ta tolerojë më Perëndimin i cili sipas tij me metoda naziste ka shpallur një luftë hibride kundër Federatës Ruse./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!