Aksidenti në ski/ Gwyneth Paltrow shpallet e pafajshme, aktorja dëmshpërblehet me 1 dollar

schedule07:56 - 31 Mars, 2023

schedule 07:56 - 31 Mars, 2023

Gwyneth Paltrow është shpallur e pafajshme lidhur me akuzat e ngritura për një aksident në ski të një burri 76 vjeçar në vitin 2016 në shtetin amerikan Utah. Aktores hollivudiane iu dha dëmshpërblim simbolik prej një dollari. Okulisti në pension Terry Sanderson ishte “100%” fajtor për aksidentin, sipas jurisë.

Ndërsa aktorja amerikane doli nga salla e gjyqit pasi u shpall e pafajshme, ajo iu afrua Sanderson duke i thënë: ‘Të uroj më të mirat’. Ylli i Hollivudit u padit me akuzat për neglizhencë dhe braktisje në lidhje me një aksident që 76-vjeçari Terry Sanderson pretendoi se shkaktoi gjatë skijimit në vitin 2016.

Sanderson e paditi atë në vitin 2019 duke kërkuar 3.1 milionë dollarë dhe duke thënë se aksidenti në resortin e skive e la atë me dëmtime në tru. Gjyqtari i parë hodhi poshtë padinë e të moshuarit po ai paraqiti më pas një tjetër kërkesë për 300,000 dollarë ndërsa aktorja e kundërshtoi për vetëm 1 dollarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!