Pas njoftimit të mëhershëm se Kupa e Botës për Kombëtare U-20 e planifikuar të zhvillohet në Indonezi gjatë këtij viti do të ndryshojë, duket se FIFA ka gjetur në mënyrë të menjëhershme vendin e radhës organizator.
Sipas, “Tyc Sport”, vendi i kampionëve të botës në fuqi, Argjentina do të marrë përsipër organzimin e këtij eventi, ndërsa pritet që zyrtarizimi të vijë në ditët në vijim.
Ndërkaq, kujtojmë se edicioni i funditi këtij formati u zhvillua në vitin 2019 në Poloni, ndërsa Kampionë në mënyrë të befasishme doli Kombëtarja e Ukrainës. /i.m /abcnews.al