I mori para të riut për t’i dhënë patentën pa bërë praktikën, arrestohet 56 vjeçari në Bulqizë

schedule12:26 - 30 Mars, 2023

schedule 12:26 - 30 Mars, 2023

Një 56 vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës pasi i premtoi një të riu pajisjen me leje drejtimi në këmbim të parave. Sipas policisë, 56 vjeçari i mori 50 mijë lekë të rinj një 32 vjeçari me premtimin se do ta regjistronte në autoshkollën e mikut dhe se do të merrte patentën pa përfunduar praktikën.

Njoftimi i policisë:

I mori 50 000 lekë të rinj një shtetasi, duke i premtuar se do ta pajiste me leje drejtimi për automjet, pa përfunduar praktikën, kapet dhe vihet në 56-vjeçari.

Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit A. D., 56 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas dyshohet se i ka marrë shumën 50 000 lekë të rinj, shtetasit J. M., 32 vjeç, me premtimin se do ta regjistronte ne autoshkollën e shokut të tij dhe do ta pajiste me lejen e drejtimit, pa përfunduar praktikën që parashikohet ligjërisht.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme./ABCNEWS.AL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!