Një burrë është lodhur aq shumë me gropat në rrugë sa ka filluar t’i mbushë ato me ‘noodles’. Mark Morell, ka vendosur që me drekën e tij të rregullojë rrugët e dëmtuara, për të treguar se sa problematike janë rrugët në Angli.
Ai është bashkuar me markën e ‘noodles’ për të nxitur qeverinë që të rregullojë rrugët e prishura të Britanisë.
“Meqenëse asgjë nuk i mbush gropat se ‘noodles’, me kë të bashkohemi më mirë për të nxjerrë në pah gjendjen qesharake të rrugëve në Mbretërinë e Bashkuar?”, tha ai.
Britaniku kishte ndërmarrë edhe më herët iniciativa të tjera për të nxitur ndërgjegjësimin e qeverisë. Ai u frymëzua për të ndërmarrë veprime kundër numrit të madh të gropave pasi pa qytetin e tij të lindjes, Brackley, me rrugë të dëmtuara.
Dimri më i ftohtë në Mbretërinë e Bashkuar për 12 vjet ka shkaktuar dëme të mëdha në rrugët tashmë të dëmtuara. Siç u raportua javën e kaluar, 200 milion paund shpenzime shtesë të akorduara nga kancelari Jeremy Hunt nuk do të majftojnë për të gjitha problemet në Ëest Northamptonshire, e lëre më në të gjithë Anglinë.
Pasi mund të kushtojnë deri në 14 miliardë paund.
/abcnews.al