“Epoka” Ibrahimovic në Milano nuk mbaron, drejtuesit e “djajve” gati rinovimin për suedezin

schedule16:53 - 29 Mars, 2023

schedule 16:53 - 29 Mars, 2023

Padyshim një nga ikonat e futbollit botëror, që ende jep kontributin e tij në fushën e blertë është dhe shtatlarit suedez i Milan, Zlatan Ibrahimovic, i cili edhe pse në moshën 41 vjeçare është pranë rinovimit edhe për një vit tjetër me “djajtë” e Milanos.

Sipas mediave italiave, drejtuesit i kanë ofruar Ibras një rinovim 1-vjeçar të kontratës, me sulmuesin që pritet të fitojë nga kontrata rreth 1.5 milionë euro neto në sezonin e ardhshëm, shifër kjo e ngjashme me atë të kontratës aktuale, që suedezi ka në Milanello.

Këtë sezon Ibrahimovic e ka bërë “pothuajse” pushim, teksa pas një dëmtimi që pësoi në fillim të sezonit, “bomberi” suedez ka arritur të sigurojë vetëm 4 ndeshje në Serie A, ku madje arriti të gjente dhe rrugën e rrjetës në disfatën 3 me 1 ndaj Udineses vetëm pak javë më parë. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!