Një 42-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë në kuadër të policor i koduar “Road Guard 57″.
Shtetasi nga Kosova, D. R. u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, duke transportuar me automjet, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit, 10 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, të cilët kishin si qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja të DVP Gjirokastër./abcnews.al